Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe me mbështetjen e GIZ-it, Kryetarët e Komunave po realizojnë një vizitë studimore në Slloveni.
Qëllimi i kësaj vizitë është njohja nga afër e përvojave në fushën e bashkëpunimit ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta.
Gjatë kësaj vizitë delegacioni i Kryetarëve fillimisht ka pasur takim me Asociacionin e Komunave të Sllovenisë ku janë njohur nga afër mbi kushtet kornizë për Bashkëpunimin Ndërkomunal (BNK) në Slloveni.
Kjo vizitë studimore ka për qëllim përfitimin e përvojave më të përafërta dhe të zbatueshme për Kosovën, me fokus të veçantë në: shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e bashkëpunimit ndër komunal ndërmjet komunave sllovene në proceset e përbashkëta të vendimmarrjes dhe tejkalimin e sfidave.
Gjithashtu, fokus i këtyre përvojave është edhe ndërmarrja e hapave drejt BNK-së dhe strukturën institucionale, administrative dhe financiare të BNK-së, si dhe njohjen për së afërmi se si funksionon në terren bashkëpunimi/sistemi i menaxhimit të integruar ndër komunal të mbeturinave.
Delegacioni i Kryetarëve të Komunave, të prirë nga Kryetari z.Agim Aliu janë takuar me nënkryetarin e Komunës së Lublanës z. Dejan Crnek ku është biseduar për lidhur me proceset dhe mekanizmat e vendimmarrjes rreth BNK-së dhe menaxhimit të Kompanive Publike të Mbeturinave.
Gjatë kësaj vizite studimore, delegacioni i pushtetit lokal nga Kosova ka vizituar edhe Qendrën Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve në Lubjanë, pastaj takime me komunat që bashkëpunojnë në BNK si dhe vizita objekteve moderne të rikuperimit të mbetjeve përmes trajtimit mekanik-biologjik të mbetjeve.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


