Asociacioni i Komunave të Kosovës në Grupin Punues për Ligjin e Pagave, përmes anëtarit të saj, paraqiti kërkesat e pushtetit lokal në Kosovë të nxjerra nga takimet e Këshillit të Kryetarëve.
Pra, në këtë Grup Punues janë paraqitur kërkesat e Asociacionit të Komunave të Kosovës për pagat e Kryetarëve, Nënkryetarët, Drejtorët Komunalë Kryesuesit dhe Zëvendës Kryesuesit, Anëtarët e Kuvendit të Komunës, Udhëheqësit e divizioneve dhe pozitave të zyrtarëve profesional.
Në projekt ligjin e finalizuar nga Grupi Punues të gjitha kërkesat e AKK-së janë argumentuar, vlerësuar dhe inkorporuar në projekt ligjin final të hartuar nga Grupi Punues e ku Kryetarët, Drejtorët Komunalë dhe Anëtarët e Kuvendeve të Komunave do të kenë një pagë të dinjitetshme. AKK ka arsyetuar e argumentuar të gjitha propozimet në mënyrë profesionale dhe sipas hierarkisë së pozitave ka paraqitur edhe propozimet.
Kryetarët e Komunave janë kategorizuar ashtu siç ka kërkuar Këshilli i Kryetarëve dhe është rregulluar paga e anëtarit të Kuvendit të Komunës kur është në marëdhënie tjetër pune dhe kur nuk është por ka pagën bazë si anëtar i Kuvendit të Komunës.
AKK-ja me këtë rast ka kërkuar pagë të njëjtë për pozitë të njëjtë në të dy nivelet e qeverisjes.
Poashtu të trajtohet personeli veçantë në Komuna pasi ka pozitën e shërbyesit më të lartë civil, jo të barazohet me divizionet tjera.
Përfaqësuesi Ligjor i Komunës të barazohet me pagë me Avokatin e Shtetit.
Stafi i kryetarit të trajtohet më dinjitetshëm dhe të përafrohen dallimet e larta që ekzistojnë mes dy nivele, qendror dhe lokal.
Po ashtu ka kërkuar që me këtë Ligj të trajtohet dinjitetshëm niveli lokal i qeverisjes pasi deri më tani ky nivel ka qenë i trajtuar me ultë me paga ndërsa kriteret e punësimit janë të njëjtë me ato të nivelit qendror pasi shërbimi civil në Kosovë është unik dhe i pandashëm.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


