Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës ka organizuar një trajnim dy-ditor me Zyrtarët për Barazi Gjinore për Komunat e Kosovës, me fokus në fuqizimin e rolit të tyre në fushën e mjedisit dhe ndërlidhjen e perspektivës gjinore me politikat klimatike dhe energjetike.
Ky aktivitet synon të forcojë kapacitetet e zyrtarëve për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe hartimin e politikave gjithëpërfshirëse mjedisore në nivel lokal.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me bazën ligjore dhe institucionale që rregullon fushën e mjedisit dhe energjisë në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe me politikat ndërkombëtare për përballjen me ndryshimet klimatike.
Përmes punës në grupe dhe diskutimeve interaktive, u trajtuan tema si planifikimi komunal për energji dhe klimë, dhe mënyra se si barazia gjinore mund të ndikojë në këto politika.
Zyrtarët për Barazi Gjinore ndanë përvojat e tyre nga komunat përkatëse dhe reflektuan mbi mundësitë për të avancuar qasjen gjinore në të gjitha proceset që lidhen me menaxhimin e mjedisit.
Trajnimi u karakterizua nga një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të hapur të ideve dhe praktikave, duke nxitur një vizion më të gjerë për ndërlidhjen e barazisë gjinore me zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Qendrës së Trajnimit për të përkrahur profesionalizimin dhe avancimin e kapaciteteve të stafit komunal, në funksion të një qeverisjeje më të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


