Shtëpia e Komunave
Korrik 3, 2026

DREJTORI I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TAKOI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KONGRESIT TË AUTORITETEVE LOKALE DHE RAJONALE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) z.Sazan
Ibrahimi ka takuar z. Mathieu Mori, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës në Strasbourg,
Francë.
Gjatë takimit z.Ibrahimi e informoi për funksionimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, rolin dhe aktivitetet e saj si dhe për funksionimin e Komunave në Kosovë.
Njëkohësisht, ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës u ka ofruar AKK-së
dhe Komunave të Kosovës, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira evropiane lidhur me funksionimin e pushtetit lokal dhe zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.
Në anën tjetër z.Mori shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thelllimin e bashkëpunimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës në fuqizimin dhe avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.
Bashkëpunimi me Kongresin mbetet i një rëndësie të veçantë për forcimin e demokracisë lokale, avancimin e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin e kapaciteteve të komunave në Kosovë.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →