Shtëpia e Komunave
Prill 20, 2023

ASOCIACIONI I KOMUNAVE KOORDINON AKTIVITETET ME PARTNERËT E QEVERISJES LOKALE

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizoi takimin e rregullt me partnerët e saj në takimin “Miqtë e AKK-së” në Prishtinë, me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve me partnerë të përfshirë në aktivitetet dhe projektet e qeverisjes lokale në Kosovë.

Në këtë takim ku morën pjesë përfaqësuesit e organizatave partnere dhe mbështetësve të AKK-së, fjalën hapëse e mbajti z.Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i AKK-së ku njoftoi të pranishmit në pika të shkurta për natyrën dhe qëllimin e takimit, pjesëmarrjen e Asociacionit në Grupet Punuese bazuar në Agjendën Legjislative të Qeverisë, pastaj theksoi rolin e veçantë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët qe merren me qeverisjen lokale në projekte të ndryshme në interes të komunave, po ashtu në veçanti theksoi përfshirjen dhe koordinimin e përbashkët gjatë lobimit në interes të autoriteteve lokale.

Ndërsa z. Gani Berisha – Menaxher i Programit në AKK, bëri prezantimin e arritjeve të Asociacionit të Komunave gjatë vitit 2022 përmes punës dhe angazhimit në fusha të ndryshme, me qëllim të forcojë dhe të intensifikojë më tej përfshirjen e saj në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, fuqizimit të strukturave të reja të AKK-së. Z.Berisha paraqiti edhe panët e punës të Asociacionit për vitin 2023 dhe bashkëpunimin me partnerët.

Në anën tjetër znj.Lindita Ymeri- Menaxhere e Qendrës së Trajnimit paraqiti arritjet në fushën e ngritjes së kapaciteteve të Komunave dhe planet për vitin 2023 të Qendrës së Trajnimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Nga shumica e pjesëmarrësve, përfaqësues të organizatave partnere të AKK-së u paraqitën edhe aktivitetet e tyre në fushat e ndryshme ku mund të ketë bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve të përbashkëta së bashku me komunat në realizimin e objektivave të qarta të cilat kanë gjatë mandatit të tyre këto organizata.

Në takimin “Miqtë e Asociacionit të Komunave” morën pjesë përfaqësuesit e SDC, SIDA, USAID, GIZ, CoE, DEMOS, OSCE, OFAP, AQH, Swiss Contact, EU/GFA, NALAS etj.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →