Shtëpia e Komunave
Korrik 18, 2022

VLERËSOHET LARTË BASHKËPUNIMI MES ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE DHE AMBASADËS SUEDEZE

Sot, në takimin e përvitshëm për vlerësimin dhe bashkëpunimin, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), z. Sazan Ibrahimi, priti Shefin e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, z. Henrik Riby dhe Menaxheren e Programit, znj. Elmaze Gashi nga Ambasada Suedeze.
Drejtori Ibrahimi informoi përfaqësuesit e ambasadës për punën dhe aktivitetet e AKK-së në fushën e lobimit dhe avokimit, kurse Menaxherja e Zhvillimit të Kapaciteteve, znj. Aulonë Memeti prezantoi të arriturat dhe sfidat e Qendrës së Trajnimit (QT).
Z. Riby nga Ambasada e Suedisë vlereësoi lartë të arriturat e AKK-së dhe Qendres së Trajnimit, me theks të veçantë përkushtimin e pakompromis në raport me integrimin dhe aplikimin e standardeve të cilësisë në të gjitha fazet e menaxhimit të ciklit të trajnimeve.
Njëkohësisht, z. Ibrahimi falenderoi z. Riby dhe znj. Gashi për përkrahjen e çmueshme të Ambasadës së Suedisë për Asociacionin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të marrin shërbimet më të mira të mundshme në Komunat e Kosovës.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →