Shtëpia e Komunave
Dhjetor 5, 2024

TRAJNIME PËR GRUPET-JO FORMALE TË GRAVE MBI NDËRTIMIIN E KOMUNAVE GJITHËPËRFSHIRËSE DHE FUQIZIMIN E LIDERSHIPIT LOKAL

Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës ka organizuar trajnime për grupet joformale të grave të komunave të Regjionit të Gjilanit dhe Ferizajit, aktivitete të realizuara në kuadër të Manualit: “Komunat Gjithëpërfshirëse“.
Këto trajnime kanë pasur për synim ofrimin e njohurive rreth krijimit të politikave gjithëpërfshirëse dhe promovimin e liderëve lokal për t‘u angazhuar në ndërtimin e një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.
Këto trajnime përmes metodave të kombinuara që përfshinin qasje eksperimentale dhe dialog të hapur, kanë ofruar platformë të pasur për ndarje të ideve dhe përvojave, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm profesional dhe mbështetës.
Duke përdorur metodologji moderne dhe qasje të strukturuara, Qendra e Trajnimit synon të kontribuojë në krijimin e një qeverisjeje lokale të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt qytetarit.
Andaj, Moduli “Komunat Gjithëpërfshirëse” pasqyron përkushtimin e Asociacionit ndaj qeverisjes lokale me theks në gjithëpërfshirje dhe barazi gjinore.
Pjesëmarrëset u inkurajuan të ndajnë përvojat e sfidat e tyre dhe mënyrat për të kontribuar në hartimin e politikave më gjithëpërfshirëse dhe përmirësimin e pjesëmarrjes së komunitetit në procese.
Qendra e Trajnimit vazhdon të dëshmoj rolin e saj në mbështetjen e grave dhe avancimin e shërbimeve publike në të mirë të të gjithë qytetarëve.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →