Standardet
Qendra e Trajnimit e AKK-së zhvillon, organizon, ofron, monitoron, dhe vlerëson shërbime për zhvilim të kapaciteteve në përputhje me ‘parimet e mësim-nxënies për të rritur”. Këto parime shpjegohen detajisht në Udhëuesin për Trajnerë me të cilin familjarizohen të gjithë trajnerët e kontraktuar nga Qendra e Trajnimit.
Standardet janë të rëndësishme për të siguruar një ofertë cilësore të trajnimve për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar lokalë, ndërsa zbatohen duke përdorur forma standard në të gjitha fazat e trajnimit-nga zvhillimi e deri tek vlerësimi. Këto forma standarde janë zhvilluar nga ekspertët rajonalë dhe ndërkombëtar të Rrjetit Rajonal për Zhvillim të Kapaciteteve (Regional Capacity Development Network-RCDN) dhe janë adaptuar e kontekstualizuar për nevojat e Qendrës së Trajnimit të AKK-së.
Standardet shpjegojnë parakushtet dhe kriteret për ofrimin e trajnimeve në përputhje me parimet e mësim-nxënies për të rritur dhe flasin më në detaje për Ciklin e Menaxhimit të Trajnimeve. Rrjedhimisht, kërkohet që standardet të përmbushen bashkërisht në mes të Qendrës së Trajnimit si menaxhuese e Programit për Zhvillim t Kapaciteteve të AKK-së trajnerëve të kontraktuar për të ofruar trajnimet.