Skip to main content

Asociacioni i Komunave të Kosovës

Kujt i shërbejmë

Qendra e Trajnimit të AKK-së organizon trajnime dhe forma të tjera të zhvillimit të kapaciteteve duke u bazuar në kërkesat e tri grupeve të synuara primare dhe një sekondare.   Grupet e synuara primare janë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar lokalë në komuna, dmth.
  1. Kryetarët, Zv.Kryetarët dhe stafi i kabinetit të tyre;
  2. Drejtorët e drejtorive komunale;
  3. Anëtarët e Kuvendit Komunal.
  Shërbyesit Civilë, të cilët janë të punësuar në departamentet e ndryshme të komunave dhe përbëjnë një total prej rreth 6,000 personave (duke përjashtuar këtu mësuesit, stafi i spitalit etj.), janë target grupi I dyte. Këtij grupi të synuar, trajnimet do t’i ofrohen vetëm në bazë të kërkesave të tij dhe në bashkëpunim të ngushtë me ofruesit e caktuar të trajnimeve për zyrtarët e nivelit lokal në Kosovë.