Platforma Jonë
Platforma e Qendrës së Trajnimit është e dizajnuar asisoj që t’u shërbejë zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar politikë dhe shërbyesve civil në komuna të Kosovës të pajisën me informata dhe materiale mbi masat e ndryshme të zhvillimit të kapaciteteve që ofron Qendra.
Pjesë boshte e platformës sonë janë modulet tematike, të cilat mund t’i ndiqni edhe duke ndjekur trajnimet asonkronike online të ndara në tri sesione për modul.
Tek trajnimet e tilla (që në gjuhën angleze njihen si self-paced trainings), ju jeni ata që ia përcaktoni vetës ritmin e mësimit.
Platforma e Qendrës së Trajnimit po ashtu ju ofron informata mbi trajnerët tanë, ndërsa e bën të qasshëm edhe kalendarin mujor të trajnimeve.