Qendra e Trajnimit
Qendra e Trajnimit (QT) e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) menaxhon prorgamin për zhvillim të kapaciteve të asociacionit dhe ka për qëllim të nxis krijimin e njohurive dhe inovacionit, të përmirësojë shkathtësitë dhe të promovojë efektivitetin e zyrtarëve të zgjedhur e të emëruar lokalë duke zhvilluar dhe ofruar një sërë trajnimesh inovative e të larmishme në mbështetje të zhvillimit të komunave, të përmirësojë shërbimet publike, të forcojë demokracinë lokale dhe të rris përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve.
E themeluar në vitin 2018, Qendra e Trajnimit e AKK-së është përgjegjëse për zhvillimin, disejnimin, zbatimin, monitorimin, dhe vlerësimin e masave të ndryshme për zhvillim të kapaciteteve siç janë trajnimet, shkëmbimi peer-to-peer, vizitat studimore dhe të tjera.
Qendra e Trajnimit përmbush misionin e vet duke u fokusuar në objektivat e mëposhtme:
- Ofrimi i trajnimeve të specializuara të përgjithshme për zyrtarët e zgjedhur lokalë sipas nevojave të tyre
- Organizimi i shkëmbimit i të mësuarit peer-to-peer në bazë të kërkesës për zyrtarët e zgjedhur
- Kontribuimi në mirëkuptim më të mirë dhe zbatimin më efektiv të legjislacionit të ri
- Prezentimi i koncepteve, mjeteve dhe qasjeve te reja bashkëkohore në ofrimin e shërbimeve të qeverisjes vendore
- Krijimi i një bazë të njohurive dhe përcjellja e kësaj baze të njohurive nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër të zyrtarëve të zgjedhur
- Mbulimi i zbrazëtirave të njohurive për stafin komunal, sipas nevojës edhe në koordinim me ofruesit e tjerë të trajnimeve në nivelin lokal
QT bashkëpunon ngushtë me komunat e Kosovës, ndërsa mbështetet nga donatorë të shumtë si Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkepunim (SDC), Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bahkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe të tjerë.