Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) sot është takuar me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) z.Uran Ismajli.
Në këtë takim është biseduar lidhur me Kontratën Kolektive Sektoriale dhe implikimet që ka kjo Kontratë në buxhetet komunale, ku Bordi i AKK-së dhe Ministri i MSH-së u dakorduan që kjo Kontratë duhet të zbatohet në të gjitha nivelet.
Në takim u debatua edhe lidhur me Udhëzimin Administrativ mbi Organizimin, strukturën, përcaktimin e shërbimeve dhe veprimtarive të Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, me theks në nenin 24 që rregullon përzgjedhjen e drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku Ministri u zotua se kjo çështje së shpejti do të rregullohet dhe do të njoftohet AKK-ja dhe Komunat.
Poashtu në takim janë biseduar edhe problemet tjera në sferën e mjekësisë familjare si mungesa e kuadrove, problemet buxhetore, e çështje tjera në këtë lëmi.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


