Asociacioni i Komunave të Kosovë në bashkërendim me Agjencinë për Shoqëri të Informacionit (ASHI), Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me përkrahjen e OSBE-së – Misioni në Kosovë organizoi punëtorinë trajnuese për web faqet e reja të Komunave.
Punëtoria disa ditore shërbeu për trajnimin e Zyrtarëve komunalë në përdorimin e CMS (Sistemi për Menaxhimin e Përmbajtjes së Web Faqeve).
Kjo punëtori poashtu adresoi edhe digjitalizimin e shërbimeve të nivelit komunal përmes platformës eKosova ku përmes ndërveprueshmërisë së platformave qendrore do të eliminohen punët e dyfishta për institucionet komunale.
Në këtë punëtori trajnuese morën pjesë Zyrtarët Komunalë për Informim/Komunikim dhe Zyrtarët Komunalë për IT ndërsa trajnimi u mbajt nga trajnerët e Kompanisë që ka zhvilluar webfaqet e reja të Komunave.
Zyrtarët Komunal me përfaqësuesit e ASHI-së dhe të Kompanisë implementuese u dakorduan që migrimi i të dhënave të bëhet parcialisht për komunat në afatin njëjavor derisa Komunave do të i’u ofrohen edhe video sqaruese dhe udhëzuesi për përpunimin e të dhënave.
Pas kësaj punëtorie dhe implementimit të të gjitha fazave për të dhënat e migrimit të tyre, brenda muajit dhjetor, pritet të lansohen webfaqet e reja të Komunave të Kosovës.
Këto webfaqe do të mundësojnë avancimin e transparencës në Komuna dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e tyre.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


