Shtëpia e Komunave
Dhjetor 13, 2021

MBAHET FORUMI I LARTË : KOMUNAT PËRKRAHIN ZBATIMIN AGJENDËS 2030

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe INDEP e në mbështetje të GIZ dhe NALAS është organizuar Konferenca lidhur me Projektin “Integrimi i Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
Këtë konferencë e kanë përkrahur dhe përshëndetur me fjalimet e tyre z. Getoar Mjeku, Zv.Ministër i Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, znj.Fatmire Kollçaku – Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, znj.Maria Suokko – përfaqësuese e përhershme e UNDP-së/U.D-Koordinatore e OKB-së për Zhvillim – Kosovë, z.David Oberhuber, Drejtor i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z.Joachim Roth – Zyrtar i BE-së – Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore – NALAS, z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe z. Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP.
Në këtë konferencë nacionale kanë marrë pjesë zyrtarët e profesionistë të komunave që kanë punuar metodologjinë e hartëzimit social “Qasja Gjithëpërfshirëse” dhe kanë për qëllim përafrimin me sukses planet e tyre komunale të mbrojtjes sociale në bazë të të dhënave të mbledhura në nivel lokal.
Në këtë takim janë prezantuar rezultatet konkrete në lidhje me procesin e mbledhjes së të dhënave nga grupet tematike për qasjen gjithëpërfshirëse në nivel lokal dhe janë shkëmbyer njohuritë, historitë e suksesit dhe përftimet nga perspektiva e dy komunave: Vitia dhe Hani i Elezit.
Poashtu janë paraqitur edhe mekanizmat për përmirësimin dhe shkëmbimin e të dhënave të mbledhura në nivel lokal ndërmjet komunave të Kosovës dhe institucioneve të nivelit qendror me qëllim të përmirësimit të politike bërjes drejtë përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kjo Konferencë është pjesë e projektit të bashkëpunimit mes Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe GIZ e NALAS e të cilët në këtë kuadër po zbatojnë dy projekte rajonale me fokus në ngritjen e kapaciteteve të komunave në aplikimin e hartës sociale “Qasja Gjithëpërfshirëse” dhe në procesin e Lokalizimit të OZhQ-ve.
Projekti regjional “Të drejtat sociale për grupet e cenueshme II” (SoRi II) zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe po punon në nivele lokale, nacionale dhe rajonale në pesë vendet për shkëmbimin rajonal të praktikave të mira dhe zhvillimin e kapaciteteve të akterëve përkatës shtetëror dhe jo shtetëror në fushën e të drejtave sociale dhe të njeriut dhe përfshirjen e grupeve vullnetare.
Projekti “Mësimi Rajonal për Zbatimin e Agjendës 2030 në Evropën Juglindore (veçanërisht Maqedonia e Veriut dhe Kosova) – SFF Agenda 2030” synon të përmirësojë kushtet për zbatimin e Agjendës 2030 dhe raportimin në Ballkanin Perëndimor përmes shkëmbimit rajonal, rrjetëzimit dhe mësimit (me fokus në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën). Të dy projektet ndajnë aktivitete që përpiqen të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve të organeve koordinuese të OZhQ-ve në nivel nacional si dhe në mbështetjen e komunave në zhvillimin e kapaciteteve për lokalizimin e OZhQ-ve.
Punëtoria do të përqëndrojë vëmendjen e institucioneve në sfidat sistematike me të cilat përballen grupet punuese që punojnë për një qasje gjithëpërfshirëse dhe gjithashtu do t’u mundësojë komunave të shprehin shqetësimet e tyre mbi nevojën për një koordinim më të mirë në zbatimin e politikave kombëtare dhe nevojën për t’i plotësuar ato me masa për ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal dhe qëndror.
Konferenca ka vazhduar me dy panele te diskutimit si “Hartëzimi social për një Qasje Gjithëpërfshirëse – kornizë udhëzuese për hartimin e politikave të bazuara në të dhëna në nivel komunal’’ dhe “Një perspektivë e përgjithshme mbi sfidat e mbledhjes së të dhënave në nivel kombëtar në Kosovë: Si ndikon mungesa e të dhënave cilësore në zbatimin e duhur të Agjendës 2030”
Kjo konferencë do të vazhdoj punimet edhe nesër dhe pritet të definoj Deklaratën e Përbashkët ndërmjet Komunave, Asociacionit të Komunave të Kosovës, institucioneve qendrore dhe disa organizatave të shoqërisë civile dhe atyre ekonomike.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →