Shtëpia e Komunave
Prill 29, 2024

KRYETARI I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS Z.AGIM ALIU ËSHTË ZGJEDHUR NËN-KRYETAR I NALAS-it

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Agim Aliu është zgjedhur Nën Kryetar i NALAS-it (Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore) në Kuvendin e Përgjithshëm të NALAS-it i cili është duke u mbajtur në Tivar, derisa Kryetar është zgjedhur z.Dusan Raicevic nga Mali i Zi.

Përfaqësues të Komunave dhe të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale nga mbarë Evropa Juglindore po marrin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të NALAS-it, i cili organizëm tubon 15 Asociacione të Autoriteteve Lokale nga 12 shtete të Evropës Juglindore, e ku Asociacioni i Komunave të Kosovës është edhe njëri nga anëtarët themelues të kësaj organizate.

Kuvendi i Përgjithshëm i NALAS-it aprovoi Raportet vjetore 2023 si dhe finalizoj Planin e Punës 2024 si dhe debatoi për temat specifike që kanë adresuar autoritetet lokale nga shtetet e Evropës Juglindore.

Poashtu Kuvendi i Përgjithshëm i NALAS-it ka shpallur edhe çmimet e Kampionëve të Axhendës së Gjelbër si dhe ka debatuar për “Konventën e Kryetarëve të Komunave në Energji dhe Klimë – Vizioni për Evropën Juglindore”.

Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të NALAS-it bëhet në baza rotative.
Kush është NALAS-it:
NALAS sjell së bashku 15 Asociacione që i përfaqësojnë afërsisht 9000 autoritete lokale, të zgjedhura drejtpërdrejt nga më shumë se 80 milionë qytetarë të Evropës Juglindore. NALAS-i promovon procesin e decentralizimit, kontribuon në procesin e stabilizimit e bashkërendimit në rajon dhe tani e tutje kontribuon në procesin e Integrimeve Evropiane për të gjithë rajonin. NALAS-i inicion dhe ndërmerr iniciativa rajonale për anëtarët e vet dhe i ndihmon asociacionet për t’u bërë përfaqësues të qëndrueshëm të autoriteteve lokale përball pushtetit qendror. NALAS-i poashtu ofron shërbime për qeveritë lokale për të mirën e qytetarëve në rajon, nëpërmjet Qendrës së saj të Njohurive për zhvillimin e qeverisë lokale.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →