Shtëpia e Komunave
Tetor 21, 2024

DELEGACIONI I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE MORI PJESË NË SHËNIMIN E 20-VJETORIT TË NALAS-it

Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës mori pjesë pjesë në seancën “Demokracia lokale si shtyllë e paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore” e cila u mbajt me rastin e 20 vjetorit të themelimit të NALAS-it (Rrjeta e Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore).
Ky aktivitet po mbahet edhe si pjesë e Sesionit të 47-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës e ku Kosovën e përfaqëson delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – Kryetar i AKK-së, z.Imri Ahmeti – Nënkryetar i AKK-së dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së.
Duke folur ne këtë ngjarje Kryetari i NALAS-it z.Dushan Raiçeviç tha se “ajo që filloi me një vizion modest – për të krijuar një platformë për qeveritë vendore për të shkëmbyer njohuri dhe për të promovuar demokracinë dhe decentralizimin – është rritur në një rrjet me ndikim me një ndikim të thellë.
Gjatë dy dekadave të fundit, NALAS ka forcuar asociacionet e qeverisjes lokale, ka mbështetur përpjekjet për anëtarësim në BE dhe ka ofruar asistencë teknike thelbësore për mbi 7,000 qeveri lokale.
Ne kemi nxitur komuna të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe elastike përmes Qendrës sonë të Dijes, bashkëpunimit rajonal dhe nismave për ndërtimin e kapaciteteve”.
Asociacioni i Komunave të Kosovës duke qenë anëtar i rregullt që nga fillimi i NALAS-it ka dhënë kontribut të çmuar në këtë organizatë rajonale duke udhëhequr shumë grupe punuese e madje edhe duke shpërndarë tek anëtarët e NALAS-it përvojat e saja të suksesshme në lobim dhe shërbim ndaj Komunave të Kosovës.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →