Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) themeloi sot Kolegjiumin e Zyrtarëve për Barazi Gjinore, të përbërë nga Zyrtarët Komunal për Barazi Gjinore të Komunave të Kosovës, anëtare të Asociacionit.
Kolegjiumit iu drejtua Drejtori Ekzekutiv z. Sazan Ibrahimi i cili i uroi duke iu dëshiruar suksese në punën e tyre dhe duke vënë theksin mbi rëndësinë e themelimit të këtj mekanizmi të rëndësishëm nën-sektorial në kuadër të AKK-së, i cili si i tillë ishte kërkuar që të themelohej me kërkesë të vet zyrtarëve komunal për barazi gjnore.
Kolegjiumit po ashtu iu drejtua znj.Ylva Sahlstrand, Zëvendës Shefe për Zhvillim nga Sida, përkrahësit dhe donatorët kryesor të këtij aktiviteti, e cila po ashtu i uroi anëtarët e Kolegjiumit dhe i inkurajoji që të punojnë sa më shumë duke shfrytëzuar përvojën e tyre të gjatë në këtë fushë, të reflektojnë mbi atë se qfarë është arritur deri më tani dhe qfarë pune ju pret në të ardhmen e që në perspketivën globale, nënvizoi znj. Sahlstrand, Kosova mund të jetë një model i shkëlqyeshëm.
Me rastin e konstituimit të Kolegjiumit, Zyrtarët për Barazi Gjinore zgjodhën kryesinë e saj të përbërë nga shtatë (7) anëtarë, duke siguruar gjithëpërfshirje gjeografike si dhe zgjodhën përmes një votimi unanim Kryesuese të Kolegjiumit znj. Premtime Preniqi – nga Komuna e Prishtinës dhe Zëvendës Kryesues z. Alban Gashi- nga Komuna e Rahovecit.
Në këte takim të parë konstituiv, anëtarët e Kolegjiumit ngritën disa çështje dhe sifda që ata i konsiderojnë me prioritet e që shpresojnë t’i adresojnë përmes Kolegjiumit siq janë: mundësi më të mëdha për koordinim, komunikim dhe bashkëpunim me nivelin qendror, përfshirje në hartim të Ligjeve dhe Strategjive me interes si dhe fuqizim të cilin shpresojnë ta arrijnë përmes këtij Kolegjiumi.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


