Shtëpia e Komunave
Mars 18, 2022

ZYRTARËT KOMUNALË TRAJNOHEN PËR PËRDORIMIN E PLATFORMËS ONLINE TË RAPORTIMIT NË AGJENCINË PËR MENAXHIMIT TË MBETURINAVE NË KOSOVË

Për dy ditë me radhë, në Qendrën e Trajnimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u organizua punëtoria me grupin punues të Zyrtarëve Komunalë për Menaxhimin e Mbeturinave.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte lansimi dhe trajnim mbi përdorimin e platformës online të raportimit në Agjencinë e Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës (AMMK).
Takimi u hap nga z. Gani Berisha nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe bashkë-organizatorët, përkatësisht Bashkimin Evropian dhe GIZ-in, për mbështetjen e këtij trajnimi.
Menaxherja e Qendrës së Trajnimit, znj. Aulonë Memeti, prezantoi shkurtimisht konceptin e kësaj Qendre, modulet e trajnimit dhe përfitimet për anëtarët e Asociacionit.
Ndryshe gjatë trajnimit janë diskutuar edhe modalitetet dhe praktikat komunale të raportimit të Komunave në Agjencinë e Menaxhimit të Mbeturinave.
Qendra e Trajnimit në vazhdimësi do të ofrojë trajnime për zyrtarët komunalë të cilët me kapacitete të avancuar do të rrisin cilësinë e ofrimit të shërbimeve për komunat dhe qytetarët.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →