Qendra e Trajnimit e AKK-së mbajti punëtorinë për “Praktikat e mira të menaxhimit të punës së Komiteteve dhe Seancave të Kuvendit të Komunës”.
Kjo punëtori ka mbledhur Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunave nga regjioni i Mitrovicës, me të cilët janë trajtuar tema dhe shkëmbime të përvojave që lidhen me bazën ligjore të funksionimit të Kuvendit të Komunës, mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe tema të tjera që lidhen me punëtorinë në fjalë.
Kryesuesit e Kuvendit të Komunës si dhe Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa kanë ndarë përvojat e tyre në mbledhjet e seancave, bashkërendimi i aktiviteteve me ekzekutivit dhe legjislativit.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


