Shtëpia e Komunave
Maj 16, 2024

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË PROJEKTIN PËR NDËRTIMIN E TRANSPARENCËS, RRITJES SË BESIMIT DHE PROMOVIMIT TË BASHKËJETESËS PAQËSORE

Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Organizata “Advancing Together” sot nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së kapaciteteteve të Komunave në Kosovës në mbështetje të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, përmes ndërtimit të transparencës, rritjes së besimit dhe promovimit të bashkëjetesës paqësore.
Përmes kësaj inicative, synohet të fuqizohen komunitetet dhe të ketë përfshirje më të gjerë në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Asociacioni i Komunave dhe “Advancing Together” do të ngrisin kapacitetet e zyrtarëve komunal, më konkretisht, Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim, në hartimin dhe azhurnimin e strategjive komunale për fuqizimin e komuniteteve, ngritjen e kapaciteteve të Kolegjiumeve relevante lidhur me konceptet, mjetet dhe qasjet në ofrimin e shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve të Kosovës.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →