Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave ka mbajtur punëtorinë ““Ndërtimi i Komunave gjithëpërfshirëse përmes pjesëmarrjes dhe përfaqësimit”.
Kjo punëtori ka mbledhur Anëtarë të Kuvendit të Komunës nga komuna të ndryshme, të cilët për dy ditë me radhë kanë trajtuar tema që ndërlidhen me aktivitetin e tyre si Anëtar të Kuvendit të Komunës.
Në këtë punëtori kemi trajtuar tema që vlerësojnë punën e Anëtarëve të Kuvendit të Komunës, sa kanë arritur që të marrin pjesë në hartimin e politikave lokale, sa kanë arritur që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve e me theks të veçant grupet e margjinalizuara në vendimmarrjen lokale.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.


