Shtëpia e Komunave
Dhjetor 28, 2021

KRYETARI I LIPJANIT NDEROI ME MIRËNJOHJE DREJTORIN E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS

Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Sazan Ibrahimi.
Kryetari z.Imri Ahmeti për kontributin në angazhimin për qeverisjen lokale në Kosovë të Drejtorit Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi e nderoi me mirënjohje me logon e komunës së Lipjanit.
Në këtë takim Kryetari Ahmeti dhe Drejtori Ibrahimi kanë biseduar për preokupimet e pushtetit lokal dhe iniciativave ligjore në nivelin qendror.
Drejtori Ibrahimi njoftoi Kryetarin Ahmeti për projekt ligjet që janë duke u hartuar si Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.
Tema të diskutimit të këtij takimi ishin edhe angazhimet e AKK-së për Komunat sidomos në fushën e lobimit dhe avokimit.
Poashtu në këtë takim është biseduar edhe për problemet që kanë Komunat e Kosovës me Kontratën Kolektive dhe për çështjet që kanë të bëjnë me ligjin për zgjedhjet lokale.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →