Shtëpia e Komunave
← Kolegjiumet

Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është një mekanizëm, që përfshin gjithë Drejtorët për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunave të Republikës së Kosovës dhe i cili trajton çështjet nga fushëveprimtaria e tyre.

Kolegjiumi jep mendime, rekomandime dhe propozime për institucione të ndryshme. Poashtu ofron modele të ndryshme të funksionimit të punës së këtij sektori komunal dhe inkuarjon shpërndarjen e praktikave të mira brenda dhe jashtë vendit.

Çështjet dhe kërkesat me rёndёsi nga fushёveprimi i Kolegjiumit që mund të shqyrtohen nё takimet e tij janë:

1. Ndihma profesionale qё do t’i bёhet kryetarit, Kuvendit dhe mekanizmave ndihmëse (komiteteve) lidhur me procesin e marrjes sё vendimeve;

2. Ndihma në zbatimin e ligjeve,urdhëresave,instruksioneve,vendimeve qe kanë të bëjnë me punën e drejtorive komunale,Kolegjiumeve apo Asociacionit të Komunave të Kosovës, nëse nuk është paraparë ndryshe;

3. Ndihmën, apo dhënien e kontributit nëpër Grupe Punuese për hartim të legjislacionit, apo shërbimeve tjera varësisht prej nevojave të Kolegjiumit, Komunës apo të Asociacionit të Komunave të Kosovës;

4. Bashkëpunimin me Kolegjiumet tjera,Komunat,institucionet e Republikës së Kosovës.

5. Bashkëpunimin me partneret vendor e ndërkombëtar, të Kolegjiumeve, Komunave, Asociacionit të Komunave të Kosovës-së etj;

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Kolegjiumet

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →