Asociacioni i Komunave të Kosovës, Kolegjiumi per Ekonomi Qarkore i përbër nga Zyrtarë Komunal për Menaxhim të Mbeturinave (ZKMM), ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit në mes të ZKMM-ve, shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në mes tyre dhe ofrimin i trajnimeve sipas nevojave të identifikuara nga ZKMM-të. Kjo iniciativë do të ketë impakt tek Komunat e Kosovës, kryesisht në rrjetëzim, ngritje të kapaciteteve komunale dhe ndarjen e praktikave të mira në fushën e Ekonomisë Qarkore.
Ndryshe qëllimi i këtij grupi punës përqendrohet kryesisht tek forcimi i strukturave komunale për menaxhim të mbeturinave, përmes:
• Zgjerimit dhe fuqizimit të rrjetit të bashkëpunimit të zyrtarëve komunal për mbeturina, përmes themelimit të grupeve punuese dhe rrjetit online të grupit punues,
• Ofrimit të aktiviteteve të shkëmbimit të përvojave të këtyre zyrtarëve si dhe të Drejtorëve të Drejtorive për Shërbime Publike, përmes punëtorive të ndryshme dhe vizitave studimore,
• Ofrimit të trajnimeve për zyrtarët komunal.
Njëra ndër pikat themelore synohet procesi i ekonomisë qarkore, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatorë, eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre, në fokus të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në Komuna.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.