Shtëpia e Komunave
Prill 29, 2026

BORDI I AKK-SË DISKUTON SFIDAT FINANCIARE TË KOMUNAVE – ALARM PËR KONTRATËN KOLEKTIVE

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) mbajti takimin e parë pas Kuvendit të AKK-së, ku u miratuan njëzëri raportet e punës dhe financiare për vitin 2025, si dhe Plani i Punës dhe Buxheti për vitin 2026.

Megjithatë, vëmendja kryesore e diskutimit u përqendrua te sfidat serioze financiare me të cilat po përballen komunat.

Kontrata kolektive vazhdon të mbetet sfida më e madhe për pushtetin lokal. Sipas vlerësimeve të AKK-së, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2026, komunave të Kosovës u janë marrë rreth 55 milionë euro përmes vendimeve gjyqësore, ndërsa që nga viti 2022, kjo shumë ka tejkaluar 344 milionë euro.

Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në:

  • uljen drastike të investimeve kapitale
  • kufizimin e mjeteve për mallra dhe shërbime
  • reduktimin e subvencioneve për qytetarët

Anëtarët e Bordit vlerësuan se, nëse kjo situatë vazhdon, komunat do të kenë mundësi shumë të kufizuara për zhvillim dhe përmirësim të shërbimeve publike gjatë vitit 2026.

AKK do të vazhdojë avokimin e fuqishëm për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, në mënyrë që komunat të mos penalizohen për obligime që nuk janë krijuar nga vetë ato.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →