Shtëpia e Komunave
Tetor 21, 2024

DELEGACIONI I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE PO PËRFAQËSON KOSOVËN NË PUNIMET E KONGRESIT TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – Kryetar i AKK-së, z.Imri Ahmeti – Nënkryetar i AKK-së dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së po merr pjesë në Sesionin e 47-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Në këtë takim me rëndësi për pushtetin lokal në Evropë, delegacioni nga Kosova po merr pjesë në seanca dhe punime të Kongresit duke përfaqësuar pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në punimet e Kongresit të Këshillit të Evropës.
Delegacioni i pushtetit lokal të Republikës së Kosovës po merr pjesë në punimet e seancave si:
  • Demokracia lokale si shtyllë e paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore: 20 vjetori i krijimit të NALAS
  • Nxitja e një ekonomie rrethore në nivel lokal dhe rajonal
  • Demokracia lokale dhe rajonale në mbarë botën
  • Dixhitalizimi, inteligjenca artificiale dhe qeverisja rajonale.
Në këtë takim Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës pasqyron monitorimin e aplikimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale të shteteve si Finlandë, Malta, Islandë dhe Latvia.
Poashtu delegacioni i Asociacionit do të ketë takime me delegacione të Asociacioneve simotra.

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Të gjitha lajmet

Lajme të tjera

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →