Shtëpia e Komunave
← Kolegjiumet

Kolegjiumi për Personel

Kolegjiumi për Personel është një mekanizëm, që përfshin gjithë Zyrtarët për Personel të Komunave të Republikës së Kosovës dhe i cili trajton çështjet nga fushëveprimtaria e tyre.

Kolegjiumi jep mendime, rekomandime dhe propozime për institucione të ndryshme. Poashtu ofron modele të ndryshme të funksionimit të punës së këtij sektori komunal dhe inkuarjon shpërndarjen e praktikave të mira brenda dhe jashtë vendit.

Çështjet dhe kërkesat me rёndёsi nga fushёveprimi i Kolegjiumit që mund të shqyrtohen nё takimet e tij janë:

1. Ndihma profesionale qё do t’i bёhet kryetarit, Kuvendit dhe mekanizmave ndihmëse (komiteteve) lidhur me procesin e marrjes sё vendimeve;

2. Ndihma në zbatimin e ligjeve,urdhëresave,instruksioneve,vendimeve qe kanë të bëjnë me punën e drejtorive komunale,Kolegjiumeve apo Asociacionit të Komunave të Kosovës, nëse nuk është paraparë ndryshe;

3. Ndihmën, apo dhënien e kontributit nëpër Grupe Punuese për hartim të legjislacionit, apo shërbimeve tjera varësisht prej nevojave të Kolegjiumit, Komunës apo të Asociacionit të Komunave të Kosovës;

4. Bashkëpunimin me Kolegjiumet tjera,Komunat,institucionet e Republikës së Kosovës.

5. Bashkëpunimin me partneret vendor e ndërkombëtar, të Kolegjiumeve, Komunave, Asociacionit të Komunave të Kosovës-së etj;

P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI.

← Kolegjiumet

Qëndroni të informuar me AKK

Lajmet, publikimet dhe aktivitetet më të fundit të Asociacionit.

Shiko lajmet →