Asociacioni i Komunave të Kosovës themelon Grupin e Zyrtarëve Komunal për Menaxhim të Mbeturinave (ZKMM), me qëllim zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit në mes të ZKMM-ve, shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në mes tyre dhe ofrimin i trajnimeve sipas nevojave të identifikuara nga ZKMM-të. Kjo iniciativë do të ketë impakt tek Komunat e Kosovës, kryesisht në rrjetëzim, ngritje të kapaciteteve komunale dhe ndarjen e praktikave të mira në fushën e Menaxhimit të Mbeturinave.
Ndryshe qëllimi i këtij grupi punës përqendrohet kryesisht tek forcimi i strukturave komunale për menaxhim të mbeturinave, përmes:
Njëra ndër pikat themelore synohet procesi në përmbushjen e indikatorëve të përformancës nga Komunat e Kosovës sipas kritereve të përcaktuara, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatorë, eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre, në fokus të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në Komuna.