By: Genc Namani
Comments: 0
Organizuar nga Asociacioni I Komunave të Kosovës dhe mbështetur nga GIZ në kuadër të projektit “Shërbimet e qëndrueshme komunale” është organizuar vizita studimore në Bullgari për Zyrtarët Komunalë për Menaxhimin e Mbeturinave.
Në kuadër të kësaj vizitë studimore, Zyrtarët Komunalë për Menaxhimin e Mbeturinave kanë vizituar Deponinë regjionale në Kostinbrod, ku është pa në praktikë bashkëpunimi ndërkomunal mes Komunave Kostinbrod, Bozhurishte, Godech, Svoge, Slivnista dhe Dragoman.
Pastaj është realizuar vizita e trajtimit biologjik të Menaxhimit të Mbeturinave në Han Bogrov me theks kompostimi i mbeturinave organike si dhe vizita në Unitrade/Vadias për të parë në praktikë riciklimin e mbetjeve për prodhimin e folive plastike.
Në pjesën e fundit është bërë vizita në Pazardzhik për të parë riciklimi i plastikës së ngurtë dhe shisheve (mbetjeve qelqore) nga kompania PET-Ecoinvest.
Kjo vizitë u ka shërbyer Zyrtarëve Komunalë për Menaxhimin e Mbeturinave për të parë në praktikë nga menaxhimi i mbeturinave deri tek riciklimi i tyre edhe përmes bashkëpunimit ndërkomunal.