SHQYRTOHEN AKTET JURIDIKE QË JANË NË PROCES TË HARTIMIT



By: Genc Namani

Comments: 0

Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor shqyrtoi aktet juridike të cilat janë në proces të hartimit.
Lidhur me Koncept Dokumentin për Ligjin për Zgjedhjet Lokale, u diskutua kryesisht për pika të veçanta të cilat edhe do të jenë politika të cilat janë duke u zbatuar dhe që propozohet të ndryshohen, por duke u munduar që të argumentohen edhe me bazë juridike.

– Zgjedhja e Kryetarit të Komunës, Balotazhi, mandati i nënkryetarit të Komunës në rastet kur pozita e kryetarit mbetet vakante, e drejta e votës për banorët e Kosovës që jetojnë jashtë teritorit të Kosovës, bartësit të listës a duhet të i kalojnë edhe votat e partisë, zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës, inkorporimi i Ligjit për Barazi Gjijore në Ligjin pēr Zgjedhje përfaqësimi 50 % me 50 %.

Ndërsa rreth Projektligjit për Administrimin e Ndërtesave të Banimit në Bashkëpronësi, u diskutuan pikat që ndërlidhen me çështjen e pronës dhe obligimeve që ka komuna rreth administrimit të banesave në bashkëpronësi.
Në aspektin juridik, u tha se prona publike nuk mundet të tjetërsohet dhe duhet të analizohen shumë mirë nenet ku parashihet regjistrimi i pronave përrreth ndërtesave në emër të bashkëpronarëve.

Si rekomandim doli që të organizohet një punëtori e përbashkët mes dy Kolegjiumeve të AKK-së, Kolegjiumit të Planifikimit dhe Urbanizmit dhe Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjor, me qëllim që njëri kolegjium e analizon projektligjin në aspektin e planifikimit e tjetri në aspektin juridik.
Në përmbyllje u dakorduan që së bashku të gjitha komunat ta përcjellim procesin e akteve juridike deri në finalizim dhe të përgatiten për zbatimin e tyre në praktikë.