By: Genc Namani
Comments: 0
Në takimin e Kolegjiumit për Personel, kryesuesja e Kolegjiumit prezantoi në pika të shkurtra sfidat me të cilat po ballafaqohet personeli nëpër komuna, duke pasur parasysh se ligji ka sjellë shumë ndryshime në procedura, po ashtu edhe sistemi i menaxhimit të njësisë së burimeve njerëzore po kërkon vazhdimisht ndryshime pasi po punohet njëkohësisht në sistem edhe po zhvillohen procedurat e personelit nëpër komuna.
Me bashkëpunimin e mirë që e kemi me nivelin qendror po i kalojmë kohë pas kohe disa procese sfiduese, për këtë arsye me përkrahjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, kemi organizuar takimin ku prezent është edhe z.Bekim Demiri nga ministria përgjegjëse, i cili është i kyçur direkt në sistem dhe po na ndihmon jashtë mase që edhe ne të kyqemi plotësisht dhe ta zbatojmë në tërësi sistemin.
Përfaqësuesja e AKK-së, njoftoi rreth Programit Legjislativ 2022, që sivjet Qeveria ka paraparë 130 Projektligje, prej tyre, 31 i ka përzgjedhur AKK-ja të jetë në grupe punuese, pasi ndërlidhen me kompetencat e nivelit lokal.
Projektligjet të cilat ndërlidhen me fushën e personelit, janë Projektligji për Zyrtarët Publik i cili është në proces të ndryshimit që nga viti i kaluar, ku jemi anëtare bashkë me kryesuesen dhe po punojmë në realizimin e kërkesave të juaja. Projektligji tjetër është për Pagat, i cili së fundi është kthyer në pikën zero, e AKK-ja do të jetë anëtare në grupin punues dhe do të japim propozimet tona sipas kërkesave të komunave për vlerësim të pagave për shërbyesit civil, publik, politik e mbështetës të komunave.
z.Bekim Demiri theksoi se sistemi i ri i burimeve njerëzore duhet përdorur vazhdimisht dhe kërkoi nga ju të jeni të vëmendshëm ta përdorni çdo ditë sistemin, te keni parasysh mbrojtjen e të dhënave të aplikuesëve, po ashtu vet sistemi do të i kryej disa procedura, njoftimet për secilin kandidat edhe me pikët dhe vet sistemi rregullon procedura, por ju duhet vazhdimisht ta furnizoni me të dhëna , pasi sistemi është ende duke pësuar ndryshime dhe po punohet edhe më tutje në avancimin e tij.
Sistemi tashmë është mjet pune, keni parasysh që vlen për zhvillimin e procedurave për shërbyesit civil, jo edhe për shërbyesit publik.
Sa i përket vlerësimit të CV-të dhënave personale, do të punohet një Udhëzues për vlerësimin e kritereve me poena, i cili do të i ndihmojë Komisionit për poentimin sa më të saktë të CV-ve të aplikantëve.
Rekomandimet e takimit të Kolegjiumit:
– Secila Komunë duhet të ketë vetëm një zyre personeli me një
menaxher personeli e disa zyrtarë, pra edhe arsimi dhe
shëndetësia duhet të inkorporohen në kuadër të Zyrës së
Personelit të Administratës së Komunës;
– Duhet të mbahen trajnime për personel për përdorimin e
SIMBNJ-së;
– Duhet të mbahen takime me kryesinë e Kolegjiumit, sidomos
për diskutimin e propozimeve për grupe punuese në hartim të
projektligjeve.