AKK DHE USAID PROMOVOJNË INVESTIMET PRIVATE NË PRODHIMIN E ENERGJISË SË RIPËRTRITSHME



By: Genc Namani

Comments: 0

Asociacionin e Komunave të Kosovës në bashkëpunim me Projekti i USAID/KESS, organizoi një takim pune për të diskutuar rreth procesit aktual për dhënien e pëlqimit nga komunat për instalimin në kulme të paneleve solare fotovoltaike (PV), duke synuar thjeshtimin dhe harmonizimin e procesit.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), përmes Aktivitetit për Sigurinë e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë (KESS), po e mbështet Qeverinë e Kosovës për arritjen e qëndrueshmërisë energjetike përmes zgjerimit dhe promovimit të investimeve të sektorit privat në prodhimin e energjisë së ripërtëritshme për vetë-konsum. Po ashtu, është duke punuar edhe për adresimin e zhvillimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë (BRE) nga prosumatorë/vetë-konsumatorë dhe për diversifikimin energjetik në Kosovë.
Në këtë takim morën pjesë Zyrtarët Komunalë për Planifikim Hapësinor dhe kompanitë vendore të cilat merren me këtë lloj biznesi. Në takim u këmbyen përvojat si dhe u paraqitën sfidat me të cilat po përballen komunat duke u bazuar në legjislacionin në fuqi për dhënien e këtyre pëlqimeve.

Nga ana e tyre, bizneset paraqiten pengesat procedurale të cilat vështirësojnë aplikimin më të thjeshtë për vendosjen e këtyre paneleve, e të cilat do të ndihmonin në të ardhmen sidomos amvisëritë për furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike. Si konkluzion u kërkua shqyrtimi i mundësive për një proces uniform që do të zbatohet nga të gjitha Komunat e Kosovës.