QEVERIA ZVICERIANE VAZHDON PËRKRAHJEN NDAJ ASOCIACIONIT EDHE NË KATËR VITET E ARDHSHME



By: Genc Namani

Comments: 0

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdoj të mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim (SDC) edhe në të ardhmen.
Kjo është konfirmua me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së re të bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme “Mbështetje për Asociacionin e Komunave të Kosovës”.
Qëllimi i vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së SDC-së për Asociacionin e Komunave të Kosovës konsiston në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunave përmes lobimit dhe avokimit, ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe përmirësimin e performancës së komunave si dhe ngritjes së kapaciteteve nëpër komunat e Republikës së Kosovës.
Ky bashkëpunim poashtu do të fokusohet në koordinimin dhe bashkëpunimin me partnerët e qeverisjes lokale, fuqizimin e mëtejshëm të AKK-së në komunikim me komunat si dhe ofrimin e shërbimeve të trajnimit për të zyrtarët e zgjedhur në nivelin lokal.
Vlen të ceket se ky bashkëpunim mes SDC-së dhe AKK-së ka filluar vite më parë dhe do të vazhdoj edhe në katër vitet e ardhshme.