KËSHILLI I EVROPËS I DORËZOI ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE PUBLIKIMET PËR QEVERISJEN LOKALE



By: Genc Namani

Comments: 0

Sot projekti “Promovimi i Demokracisë Lokale”, i implementuar nga Kongresi i Këshillit të Evropës, dorëzoi publikimet e projektit Qendrës së Trajnimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Projekti në fokus kishte forcimin e kapaciteteve të AKK-së për të trajnuar Kryetarët dhe Këshilltarët e Kuvendeve komunale të sapozgjedhur. Për AKK-në u zhvillua një Modul Trajnimi për Qeverisjen e Hapur Lokale, Etikën Publike dhe Integritetin, i shoqëruar me Udhëzuesin për Trajnuer, bazuar në vlerësimin e nevojave dhe pilot trajnimet për këto tema të ofruara për zyrtarët lokalë si pjesë e projektit.
Ekipi i projektit gjithashtu dorëzoi AKK-së, për përdorim dhe trajnim Udhëzuesin për Pushtet të Hapur Lokal dhe Etikën Publike, Udhëzuesin për Parandalimin dhe Luftimin e Seksizmit në Politikat Lokale, si dhe Serinë e Etikës Publike të Kongresit, të cilat u përshtatën dhe u përkthyen në gjuhen shqipe dhe atë serbe.
Ceremonia e dorëzimit u bë me pjesëmarrjen e zëvendës shefit të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tankut Soykan, Gëzim Plakolli, zyrtar i lartë i projektit dhe Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.