QENDRA E TRAJNIMIT PËRGATITI TRAJNERËT E SAJ PËR IMPLEMENTIMIN E STANDARDEVE TË CILËSISË



By: Genc Namani

Comments: 0

Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur trajnim dy ditor me trajnerët e saj për implementimin e standardeve të cilësisë.
Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, që nga themelimi është duke ofruar një numër të konsiderueshëm të trajnimeve për të zgjedhurit dhe të emëruarit politik për nivelin lokal.
Për ofrim sa më të mirë të trajnimeve, Qendra e Trajnimit ka hartuar standardet e cilësisë me qëllimin që trajnimet të cilat ofrohen të jenë sipas nevojave dhe kërkesave të cilat vijnë nga niveli lokal.
Standardet e cilësisë janë një instrument mjaft i rëndësishëm përmes të cilit trajnerët duhet të jetë të përgatitur sa më mirë që trajnimet të cilat ofrohen për pjesëmarrësit të janë sa më mirë të përgatitura.
Ky trajnim është organizuar me qëllim që trajnerët të jenë të gatshme të përdorin standardet e cilësisë për trajnimet të cilat Qendra e Trajnimit do të ofrojnë për të zgjedhurit dhe të emëruarit politik nga viti i ardhshëm.