Praktikat e mira
Një nga format e zhvillimit të kapaciteteve që Qendra e Trajnimit ofron për komunat e Kosovës janë mësimi nga praktikat e mira.
Organizimi i vizitës studimore është një nga format më të mira për të mësuar nga praktikat më të mira pasi që është përvojë ku mësohet shumë, një mundësi për të prezantuar arritjet aktuale dhe praktikat e mira, sigurimi i stimulimit të ri për zhvillim, gjetja e partnerëve për bashkëpunim të mëtejmë dhe rritja e motivimit të stafit.
Është me rëndësi që vizita studimore të organizohet ashtu që të gjithë të përfitojnë në maksimum.
Duhet të ketë shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave dhe ideve ndërmjet pjesëmarrësve, që do të thotë vizitorëve dhe palës pritëse.
Në rastet e kërkesës nga komunat dhe në bashkëpunim me donatorët, Asociacioni i Komunave të Kosovës krijon një ekippërgjegjës për organizimin e vizitës, me një individ të caktuar si kontakt person, nga të dyja anët, vizitorë dhe pala pritëse.
Pala pritëse e përshtatshme të identifikohet dhe duhet të jetë e gatshme ti mirëpres vizitorët. Vizitatstudimore që organizon Qendra e Trajnimit e AKK-së kanë objektiva të qarta dhe specifiketë cilat janë të qarta për mënyrën se si do të aplikohet mësimi, duke përfshirë disa mekanizma përcjellës.
Në këtë rubrikë do t’ju ofrojmë më shumë informata mbi mësimin nga praktikat e mira që komunat kanë gjatë takimeve bilaterale në mes vete dhe vizitave studimore tek komunat rajonale dhe evropiane.