Skip to main content

Asociacioni i Komunave të Kosovës

Trajnimet janë komponenti thelbësor i ofertës së AKK-së për zhvillimin e kapaciteteve. Në praktikë, trajnimet e ofruara nga Qendra e Trajnimit varijojnë nga trajnime të drejtuara nga trajnerët/ kursete trajnimit deri tek trajnimet e përziera / hibride. Më poshtë gjeni një shpjegim për secilin:

Kurset e trajnimit janë të adaptuara për nevojat e grupit specifik të synuar, të identifikuar në bazë të vlerësimit të nevojave. Është dizajnuar  rreth një numri objektivash të mësimnxënies dhe secili sesion i ka objektivat SMART  të paracaktuara dhe materialet e përmbajtjes, me plan të detajuar sesioni për ta udhëzuar  trajnerin. Metodat e trajnimit dallojnë dhe AKK preferon qasjen e mësimnxënies me nivel të lartë pjesëmarrës.

Mund të jetë më efektiv nëse kombinohet me metoda tjera të zhvillimit të kapaciteteve sikurse udhëzimet pasuese, klasteret e mësimnxënies nga bashkëpunëtorët, vizitat në terren.

Programet e trajnimit janë një seri e trajnimeve të strukturuara, të mbajtura gjatë periudhës së paracaktuar kohore dhe kështu është më e kushtueshme dhe kërkon që pjesëmarrësit ti kushtojnë më shumë kohë mësim-nxënies. Këto mund të jenë trajnime një ose dy ditore madje edhe më të gjata, mirëpo jo më shumë se 5 ditë pune për modul të trajnimit.

Ato zhvillohen në bazë të vlerësimit të nevojave dhe secili modul i trajnimit i ka objektivat e veta të mësimnxënies. Trajnerët kanë planin e detajuar të sesionit për secilin modul të trajnimit, që përbëhet nga objektivat specifike të mësimnxënies për secilin sesion.

Trajnerët kanë një plan të detajuar sesioni për secilin modul të trajnimit, që përbëhet nga objektiva specifike të mësimnxënies për secilin sesion.

Nga pjesëmarrësit kërkohet të bëjnë një ushtrim me temën e secilit modul ndërmjet secilit takim ose ta kthejnë përmbajtjen e modulit në praktikë në vendin e tyre të punës.  Efektiviteti më i lartë do të arrihet nëse sigurohet përkrahja nga trajnerët, në bazë të nevojës.

E-mësimi bazohet në rrjet/ mësim-nxënie virtuale, e zhvilluar përmes mediave elektronike, online, në Internet. Mund të jetë një modul i vetëm i mësimnxënies ( një takim online) ose seri modulesh që mbulojnë një fushë/ temë të vetme. Kohëzgjatja dhe numri i kurseve/sesioneve të E-mësimit varet nga kompleksiteti i fushës së mësimnxënies përkundër objektivave të mësimnxënies.  Nëse duhet të mbulohen më shumë nën-tema atëherë më shumë module trajnimi duhet të ofrohen online.

Ndoshta përparësia më e vlefshme e E-mësimit është se ofron qasje në një audiencë më të gjerë, ka kosto më të ulëta dhe kursen kohën. Megjithatë, qasja më e gjerë mund të jetë edhe kontroll më i ulët dhe problem potencial teknologjike.   Poashtu, një aplikacion i përshtatshëm softuerik duhet të përdoret për të ofruar trajnimet online.

E-mësimi i suksesshëm varet shumë nga vetë-motivimi i individëve  për të studiuar me efektivitet.

Është thelbësore të mbështetet krijimi i njohurive dhe kompetencave përmes detyrave të komunikimit dhe bashkëpunimit dhe të sigurohen veglat interaktive dhe ushtrimet në vend të prezantimeve njëpalëshe.

Mund të jenë më efektive nëse kombinohen me metoda tjera të zhvillimit të kapaciteteve sikurse këshillimi i vazhdueshëm, klasterët e mësim-nxënies nga bashkëpunëtorët, trajnimet fizike etj.

Trajnimet e kombinuara, po ashtu të njohura si trajnime hibride ose mikse, kombinojnë mënyrën tradicionale të mësim nxënies dhe teknologjinë. Për shkak të dizajnit modular, mësim nxënia e kombinuar mund të jetë në forma dhe madhësi të ndryshme. Po ashtu ofron korniza kohore fleksibile që mund të personalizohen për secilin person, duke u ofruar atyre aftësinë për të mësuar me ritmin e vet.  

Në të vërtetë është kombinim i metodave dhe veglave të ndryshme të mësim nxënies ( p.sh. mund të jetë miks i e-mësimit, udhëhequr nga lehtësuesit dhe me ritmin e vet dhe trajnim interaktiv fizik).

Megjithatë, kur kalojmë nga sesioni fizik në E-mësim fillojmë ngadalë që të mund të vlerësojmë se çka funksionon e çka jo nga perspektiva e përmbajtjes, por edhe t’u japim pjesëmarrësve të trajnimit kohë për t’u adaptuar gradualisht në konceptin e mësim nxënies së kombinuar. Po ashtu nëse trajnerët/ lehtësuesit përdoren vetëm në trajnime fizike, duhet të jenë të aftë të përdorin vegla dhe platforma të ndryshme online.

Ajo që funksionon në trajnimin me prezencë fizike nuk funksionon domosdoshmërish për trajnimin online. Askush nuk duhet të supozojë automatikisht se kurset ekzistuese janë të gatshme për distribuimonline. Andaj, Qendra e Trajnimit dhe trajneri analizojnë dhe identifikojnë  a) cilët janë nxënësit dhe b) çka duhet të dinë ata  (objektivat e mësim nxënies), dhe pastaj c) të rishikohet dhe dizajnohet përmbajtja e kursit.

Bazuar në këto lloj analizash, zhvillohet strategjia e mësim nxënies së kombinuar. Pasi të jenë identifikuar caqet e mësim nxënies, Qendra e Trajnimit bën përgatitjet duke parë se si mund të arrihet secili cak në mjedis online dhe/ose offline.

Kur flasim për mësim nxënien online, ajo mund të jetë e  zhvilluar sipas ritmit të vet apo e udhëhequr nga lehtësuesit, ose kombinim, të dyja. Me mësim nxënien e kombinuar, nga pjesëmarrësit e trajnimit  mund të kërkohet të punojnë me ritmin e tyre por gjithashtu të vijojnë kurset online me lehtësuesin ose trajnimet fizike në instanca tjera.  

Qasja e mësim nxënies së kombinuar  siguron se nxënësi është angazhuar dhe po zhvillon përvojën e vet individuale të mësim nxënies. 

Uebinaret po ashtu janë një rrugë e lehtë ndaj mësim nxënies së kombinuar. Kur aplikohet në e-mësimi, mësim nxënia e kombinuar zakonisht përfshinë: 

  • Një pjesë të mësim nxënies që ndodhë online, me të trajnuarit që janë në gjendje të menaxhojnë ritmin në të cilin mësojnë (ritmin e tyre),
  • Një pjesë tjetër e mësimnxënies që udhëhiqet nga trajneri/lehtësuesi zakonisht përmes uebinareve duke i mundësuar kështu të trajnuarit në distancë që të angazhohet me lehtë.

Protokolli në nivelin lokal është një trajnim i dizajnuar ekskuzivisht për shefat e kabinetit të kryetarëve të komunave.Përmes të cilit synojmë që të avancojmë protokollin në qeverisje lokale si në vizita jashtë vendi, po ashtu edhe në pritje të delegacioneve të ndryshme. Ky trajnim iu ofrohet komunave në çfarëdo kohe kur ato e kërkojnë.

Komunikimi protokolli dhe Etika është një trajnim i ofruar për komunat ka për qëllim që ti përgatis komunat që të jenë sa më të avancuar në komunikim diplomatik, organizim të takimeve me protokoll diplomatik, mënyrat e pritjes së delegacioneve, vizitat e ndryshme jashtë vendi. Etiken e komunikimit diplomatik dhe çështje të tjera rreth komunikimit, protokollit dhe etikës.

Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun sfidat dhe mundësit është një trajnim tjetër i cili iu ofrohet komunave dhe ka për qëllim të forcoj edhe më tutje komunikimin e komunave si mbrenda institucionit, poashtu edhe me palët e jashte siç janë: qytetarët, grupet e interesit, gruper jo-formale, OJQ-të dhe mediet.

Trajnimi në menaxhimin e krizave dhe emergjencave dhe emergjencave publike është një trajnim që iu ofrohet komunave se si të menaxhojnë komunikimin dhe emergjencat e ndryshme publike. Ky trajnim është i dizajnuar që të iu ofrohet zyrtarëve për informim në komuna sepse ata janë kontakti i parë si nga qytetarët, po ashtu edhe nga mediat dhe palë të tjera.

Ky trajnim është i dizajnuar për komunat se si të menaxhojnë me kumunikimin në sitata të ndyshme krizash siç janë pandemia, vërshimet apo situata të ndryshme të cilat kërkojnë një reagim të shpejtë institucional. Ky trajnim është i dizajnuar që të iu ofrohet