Shkëmbimi Peer-to-Peer

Shkëmbimi i njohurive ndërmjet bashkëpunëtorëve, si praktikë e mësim nxënies bashkëpunuese, bashkon përfaqësuesit nga i njëjti sektor (p.sh. pushteti lokal), me sfond të ngjashëm profesional dhe sfida të ngjashme, për të ndarë me njëri tjetrin njohuritë dhe përvojat p.sh. synimi për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve komunale.

Grupet e bashkëpunëtorëve mund të takohen në kohë të caktuar dhe në këto takime ‘virtuale” të takohen ata që punojnë në fusha të ngjashme dhe janë të hapur ti ofrojnë mbështetje njëri tjetrit. Përbërja e grupit ( p.sh. përzgjedhja e bashkëpunëtorëve të përshtatshëm) dhe orientimi drejtzgjidhjes janë tejet të rëndësishëm e po ashtu edhe dizajni me bashkëpunëtorët në qendër dhe metoda bashkë-zhvillimi.

Shkëmbimi peer-to-peer ndodh në shumicën e aktiviteteve që organizon Qendra e Trajnimit për zyrtarët e zgjedhur e të emëruar lokalë në komunat e Kosovës. Kjo metodë e mësim-nxënies për të rritur përdorët po ashtu në takimet e Kolegjiumeve të Asociacionit.

Në këtë rubrikë do t’ju mbajmë të informuar mbi aktivitetet kryesore të shkëmbimit peer-to-peer mbi tema të rëndësishme për qeveritë lokale.