Lidhur me pozicionin e AKK-së për statusin dhe formën e Stacioneve të Autobusëve nëpër komuna, Bordi i AK-së vlerësoi qëndrimin e komunave se:
“Stacionet e autobusëve të jenë të menaxhuara 100% nga komunat e Republikës së Kosovës. Kjo është e domosdoshme pasi që një përvojë e tillë është treguar si e suksesshme edhe në shtetet e Evropës Jug-lindore e edhe në shtetet tjera me demokraci të zhvilluar. Element tjetër i cili e bën edhe më të fuqishëm këtë kërkesë është që komunat me menaxhimin e stacioneve të autobusëve do gjenerojnë të hyra vetanake dhe shërbimi do të jetë më afër qytetarit”.