Kolegjiumi për Transparencë është një mekanizëm, që përfshin gjithë Zyrtarët për Transparencë të Komunave të Republikës së Kosovës dhe i cili trajton çështjet nga fushëveprimtaria e tyre.
Kolegjiumi jep mendime, rekomandime dhe propozime për institucione të ndryshme. Poashtu ofron modele të ndryshme të funksionimit të punës së këtij sektori komunal dhe inkuarjon shpërndarjen e praktikave të mira brenda dhe jashtë vendit.
Çështjet dhe kërkesat me rёndёsi nga fushёveprimi i Kolegjiumit që mund të shqyrtohen nё takimet e tij janë:
1. Ndihma profesionale qё do t’i bёhet kryetarit, Kuvendit dhe mekanizmave ndihmëse (komiteteve) lidhur me procesin e marrjes sё vendimeve;
2. Ndihma në zbatimin e ligjeve,urdhëresave,instruksioneve,vendimeve qe kanë të bëjnë me punën e drejtorive komunale,Kolegjiumeve apo Asociacionit të Komunave të Kosovës, nëse nuk është paraparë ndryshe;
3. Ndihmën, apo dhënien e kontributit nëpër Grupe Punuese për hartim të legjislacionit, apo shërbimeve tjera varësisht prej nevojave të Kolegjiumit, Komunës apo të Asociacionit të Komunave të Kosovës;
4. Bashkëpunimin me Kolegjiumet tjera,Komunat,institucionet e Republikës së Kosovës
5. Bashkëpunimin me partneret vendor e ndërkombëtar, të Kolegjiumeve, Komunave, Asociacionit të Komunave të Kosovës-së etj;