Asociacioni i Komunave të Kosovës është interes i përbashkët i participuesve për kushtet dhe rrethanat në të cilat veprohet.
Asociacioni ka karakter Profesional e assesi politik,me obligim të demokratizimit të mëtutjeshëm të shoqërisë kosovare.
Asociacioni do të jetë organizëm i fortë midis pushtetit lokal dhe atij qendror,duke i mbrojtur pareshtur kompetencat e komunave nga tendencat centraliste si dhe duke i avancuar ato në harmoni me aktet në fuqi.
Asociacioni, përveç demokratizimit të shoqërisë (përmes demokratizimit të institucioneve), do të punojë në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, forcimin e bashkëpunimit mes komunave si dhe në integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare.
Qëllim kryesor i këtij Asociacioni do të jetë qeverisja e mirë dhe e suksesshme në nivelin lokal, duke i dalë zot përgjegjësisë së dhënë në të gjitha fushat shoqërore që i përkasin.
Asociacioni do të ketë synim harmonizimin e niveleve të ndryshme të qeverisjes si dhe flakjen e paralelizmave të panevojshme, pavarësisht nga adresohen.
Asociacioni do të bashkëpunojë dhe aderojë me asociacionet simotra evropiane – ndërkombëtare si dhe do të bazohet në Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale (neni 4, artikulli 6) ku thuhet: bashkësive lokale duhet t’u kërkohet mendimi, Brenda mundësive, në kohën e duhur dhe në mënyrë të përshtatshme, gjatë proceseve të planifikimit e marrjes së vendimeve për çështjet që u përkasin drejtpërsëdrejti, duhet respektuar.