Përmirësimi i strukturave legjislative të vetëqeverisjes dhe efikasiteti praktik i implementimit të tyre;
Nxitja e decentralizimit të pushtetit, përmes mbështetjes praktike dhe bashkëpjesëmarrjes mbi baza të barabarta, mes Autoriteteve qendrore dhe atyre lokale;
Zgjerimi i mbështetjes publike për demokracinë lokale që përfshin qytetarët dhe komunitetin e biznesit dhe ngritja e besimit në vetorganizimin e tyre dhe gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë në qeverisjen lokale;
Shtimi i kompetencave, njohurive dhe kapaciteteve të Komunave për të siguruar kualitete të larta dhe efektive në shërbimet lokale;
Gjetja e burimeve alternative financiare për Komunat;
Demonstrimi se Komunat e Kosovës janë të barabarta dhe kanë partneritet kompetitiv me Autoritetet lokale në Evropë dhe në mbarë Botën;
Mbështetja e zhvillimit të Asociacionit në përputhje me ndryshimet në qarqet e brendshme dhe të jashtme.