Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është formuar në vitin 2001 pas zgjedhjeve të para demokratike komunale në Kosovën e pasluftës. Themelimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbështetur në nenin 10 të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale në kuadër të Këshillit të Evropës (e drejta për asociacion). AKK-ja është organizatë joprofitabile, është person juridik që i përfaqëson interesat e përgjithshme të anëtarëve të saj – autoritetet lokale.
Anëtarë të Asociacionit janë autoritetet lokale të Kosovës. Autoritetet lokale anëtarësohen në Asociacion nga Kuvendi i Asociacionit pas vendimit të marrë në
Kuvendin Komunal. AKK-ja angazhohet që në Kosovë të implementohen rregullat nga Karta Evropiane për Vetëqeverisjen lokale.