NGRITJA E KAPACITETEVE

Në drejtim të ngritjes së kapaciteteve komunale, AKK-ja ka mbajtur trajnimet e gjithë anëtarëve të Kuvendeve të Komunave. Trajnimet janë organizuar në 5 regjionet me nga 9 module. Në trajnimet për anëtar të KK-ve kanë marrë pjesë mbi 850 persona në çdo modul. Këto trajnime janë vlerësuar nga trajnuesit përmes formës së vlerësimit dhe nga kjo formë ka rezultuar që anëtarët e KK-ve kanë kërkuar edhe trajnime të tjera. Janë mbi 80 propozime për trajnime nga anëtarët e Kuvendeve Komunale.

Gjithashtu në fushat dhe prioritete e përcaktuara nga vet kolegjiumet dhe në bashkëpunim me partnerët, AKK-ja ka organizuar trajnime dhe punëtori të ndryshme në të cilat kanë marrë pjesë mbi 1800 pjesëmarrës, drejtor të emëruar komunal por edhe zyrtarë komunalë të cilët janë përgjegjës për fushat e caktuara të veprimit në komuna.

AKK-ja ka organizuar edhe punëtori njëditore me Kryetarët e Komunave, të zgjedhur për herë të parë me qëllim prezantimin e përgjithshëm të qeverisjes lokale dhe familjarizimit me procedura dhe akte të ndryshme ligjore. Temat e këtyre punëtorive ishin: Ligji për Vetëqeverisjes Lokale, Ligji për Financat Lokale, Prokurimi Publik –përgjegjësitë kryesore të kryetarëve, Ligji për shërbimin civil, Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale, Demokracia Lokale, Zhvillimi Ekonomik Lokal.

Kolegjiumet gjatë aktiviteteve të rregullta përveç që kanë bërë identifikimin e nevojave për trajnime, rëndësi të veçantë i është dhënë edhe procesit të shkëmbimit të përvojave në mes vetë drejtorëve komunal. Këto shkëmbime të përvojave janë vlerësuar si shumë domethënës, e të cilat kanë mbuluar fushat e ndryshme sikurse janë: administratë, buxhet dhe financa, planifikim hapësinor, shërbime publike, prokurim publik etj, ku u kanë mundësuar drejtorëve të rinj një integrim më të lehtë në pushtetin lokal dhe qasje më të hapur ndaj sfidave me të cilat do të ballafaqohen në të ardhmen. Po ashtu në funksion të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve komunale, përmes strukturave të AKK-së janë identifikuar dhe mbajtur trajnime në këto tema:

Planifikimi Hapësinor: – Departamenti i Urbanizmit në planifikim hapësinor/zbatimi dhe ndërtimi, – GjeoPortali Komunal Sistemi GIS, – Zhvillimi dhe menaxhimi i njohurive në mbështetje të punëve të Departamentit të Urbanizmit, – Mbështetja e komunave ne hartimin PZHK-se / HZK, – Krijimi dhe funksionalizimi i zyrave “one stop shop” në komuna (procesin e aplikimit për Lejen e Ndërtimit).
Shërbime Publike: – Menaxhimi i mbeturinave komunale – (databaza), – Modeli i operimit, – Mbledhja dhe transporti i mbeturinave, – Deponimi, dhe stacionet e transferim, – Riciklimi dhe kompostimi, – Planifikimi financiar dhe – Monitorimi i shërbimeve.
Buxhet dhe Financa: – Rregullorja komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba, – Menaxhimi i financave publike – transparenca dhe kontrolli financiar, – Kriteret në përcaktimin e të hyrave vetanake, – Menaxhimi i pasurive në Komuna.
Prokurim Publik: – Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik, – Udhëzues: çmimi më i ulët me poentim dhe procedura e kufizuar, – Zbatimi i procedurave qendrore të prokurimit publik.
Administratë: – E-Kiosqet (funksionimi i tyre dhe siguria e Informacionit), – Platforma Digjitale për Participim Publik (për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarë), – Platforma Open Data – transparenca komunale, – Sistemi i menaxhimit të pritjes në radhë.
Zyrtarët Ligjor- në bashkëpunim me OSBE-në janë mbajtur trajnime për të gjithë zyrtarët ligjor në 5 regjione të Kosovës në temat: • Përdorimi i gjuhës juridike dhe rëndësia e kualitetit të përkthimit të legjislacionit; – Kriteret ndërkombëtare mbi hartimin e legjislacionin; – Parimet e hartimit dhe shqyrtimit të projektligjeve dhe akteve nënligjore; – Rregullorja N.01/2017 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunës; – Procedura e hartimit të akteve juridike; – Publikimi i akteve dhe të drejtat gjuhësore; – Versionet e ndryshme gjuhësore; – Hartimi Ligjor dhe Hierarkia e Akteve Juridike; – Aktet nënligjore; – Efekti juridik i akteve nën-ligjore të Ligjit që është shfuqizuar – përmes shembujve; – Afati për nxjerrjen e akteve juridike.