Me 21 Nëntor 2011, në përvjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në Pejë në organizimin e disa Organizatave implementuese është mbajtur Takimi i partnerëve i përberë nga 6 OJQ partnere nga Kosova, Italia Turqia dhe Franca, dhe 2 Komuna ajo e Pejës dhe Jalloves se Turqisë ku njëherit është bërë edhe hapja e Agjencionit për Demokraci Lokale në Pejë.
Takimi i hapjes është bërë në Sallën e Asamblesë Komunale në Pejë ku nën udhëheqjen e Muhamet Kelmendit është bërë një prezantim i shkurt dhe pastaj kanë paraqitur opinionet e tyre Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha, ushtruesi i detyrës së partnerit udhëheqës nga TcK dhe ADL Emiliano Bertoli, projekt menaxheri i ALDA-s Alfonso Aliberti dhe Sazan Ibrahimi Drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Partnerët ndërkombëtarë të ADL-së Kosovë tanimë disa vite janë të angazhuar në mënyrë aktive në Kosovë, duke filluar nga Partneri Lider Organizata Tavolo Trentino con il Kossovo (TcK) – (Itali dhe Kosovë), e cila që 10 vite bashkëpunon me Komunën e Pejës dhe shumë organizata lokale, AiBi Amici dei Bambini (Itali dhe Kosovë), RTM Reggio Terzo Mondo (Itali dhe Kosovë), Shoqata Solo Uguali Diritti (Itali). ALFA Formation (Francë) si dhe Komuna e Yallovës (Turqi). Partnerë lokalë të ADL-së janë Komuna e Pejës që është njëkohësisht edhe qyteti mikpritës, dhe AKK Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Pas një takimi pune i partnerëve është vazhduar me ceremoninë e hapjes se zyrës se ADL-së, nënshkrimi i marrëveshjes se partnerëve, me një konferencë të përbashkët për shtyp dhe dorëzimin e çelësave të zyrës e cila gjendet në objektin e Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sport e beri Kryetari i Pejës Ali Berisha dhe është bërë prerja solemne e shiritit.
Roli i partnerëve ndërkombëtarë dhe lokal është të sigurojnë përkrahjen financiare, të marrin pjesë në iniciativat për të cilat i kanë kompetencat dhe kapacitetet, t’i inkurajojë partnerët përkatës që të marrin pjesë në punën e ADL-së, duke e promovuar veprimtarinë e saj në komunitetin e tyre, duke inkurajuar një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve. Me datë 22 nëntor gjithashtu është zhvilluar edhe një mbledhje e partnerëve për t’i planifikuar aktivitetet për vitin 2012, në veçanti për projektin Youth in Action (Të Rinjtë në Aksion) “Youth Wears Green”, i cili do të realizohet duke filluar nga muaji Mars 2012, si dhe gjithashtu është diskutuar rreth analizimit të propozimeve për projektet e tjera. Gjithashtu, ne këtë mbledhje janë caktuar anëtaret e Bordit Drejtues të Agjensionit për Demokraci Lokale ku në këtë rast Asociacioni i Komunave te Kosovës është zgjedhur njëri ndër anëtarët e Bordit Drejtues.