Rreth NALAS-it
NALAS-i është një rrjet i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore. Rrjeti i bashkon 15 Asociacione të cilat përfaqësojnë rreth 4000 autoritete lokale, të zgjedhur drejtpërdrejt nga më shumë se 80 milionë qytetarë të këtij rajoni. Sekretariati NALAS-it, me qendër në Shkup, është përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm dhe zbatimin e aktiviteteve. NALAS-i është krijuar në vitin 2001 pas Forumit të parë të Qyteteve dhe Rajoneve të Evropës Jug-Lindore (Shkup, nëntor 2000), organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Rrjeti është themeluar nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe Këshillit të Evropës. Gjatë viteve të para, NALAS-i ka funksionuar si një organizatë jozyrtare me takime të rregullta, seminare dhe programe të trajnimit. Në korrik të vitit 2005 NALAS-i u bë një asociacion i regjistruar zyrtarisht me seli në Strasburg. Sekretariati i NALAS-it u themelua në mars të vitit 2007. www.nalas.eu
Objektivat
NALAS-i promovon procesin e decentralizimit në bashkëpunim me qeveritë qendrore dhe organizatat ndërkombëtare, duke pasur parasysh vetëqeverisjen lokale si një çështje kyç në procesin aktual të tranzicionit që ndikojnë në vende të ndryshme në Evropën Jug-Lindore. NALAS-i ndërton partneritete, në mënyrë që të kontribuojë në procesin e pajtimit dhe stabilizimit në rajon dhe tani e tutje kontribuon në procesin e Integrimeve Evropian për tërë rajonin. NALAS-i inicion dhe ndërmerr iniciativa rajonale për anëtarët e vet dhe ndihmon asociacionet për t’u bërë përfaqësues të qëndrueshëm të autoriteteve lokale përballe qeverisë qendrore. NALAS-i ka për qëllim të ofrojë shërbime për qeveritë lokale në dobi të qytetarëve në rajon dhe dëshiron të zhvilloj vetën si qendër e njohurive për zhvillimin e qeverisjes lokale në Evropën Juglindore, e njohur në mesin e të gjitha palëve të interesuara.
Aktivitetet
Në përputhje me planin e veprimit, Sekretariati i NALAS-it organizon Grupe Punuese (të njohura si Task Forces) për tema të veçanta të rëndësishme për qeverinë lokale në Evropën Juglindore. NALAS-i fokusohet kryesisht në efiçiencën e energjisë, financat lokale, planifikim urban, menaxhim të mbeturinave, zhvillimin institucional, dhe turizëm të qëndrueshëm. Grupet Punuese- Task Forces në secilin nga këto tema zhvillon projekte të ndryshme dhe aktivitete konkrete. Asociacioni i Komunave të Kosovës në secilin Grup Punues-Task Force është i përfaqësuar nga një ekspert lokal si dhe është nikoqir i Task Forces për Efiçiencë të Energjisë.