Komuna të jetë aksionar me 50% në Kompanitë Regjionale të Ujit

Bordi i AKK-së lidhur me problemet rreth menaxhimit të Kompanive Regjionale të Ujit (KRU) ka dalë me konstatimin që si i tillë i’u është përcjellë edhe institucioneve relevante qendrore. “Duke iu referuar problemeve praktike sa i përket çështjeve të ujit nëpër komuna dhe problemeve tjera si financiere dhe menaxheriale të KRU-ve dhe duke marrë parasysh që komunat e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë bërë investime dhe vazhdojnë të bëjnë investime në rrjetin e ujësjellësve gjatë viteve të fundit nga të hyrat vetanake (përveç edhe nga grantet qeveritare), ne kërkojmë që në Bordet menaxhuese të KRU-ve patjetër të jenë të përfaqësuara edhe komunat në nivelin e 50% të përfaqësimit. Neve mendojmë që është e domosdoshme që komunat, pasi që në vazhdimësi kanë investuar në ujësjellës, kanalizime etj., mund të jenë edhe aksionar me 50% të aksioneve në KRU”.