Kolegjiumet

Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të strukturave të veta vepruese ka të formuara dhe funksionale 11 kolegjiume profesionale që merren me aspekte të ndryshme të qeverisë lokale e të cilat përbëhen nga përfaqësuesit e komunave të Kosovës. Qëllimi i formimit të Kolegjiumeve është për të ndihmuar në analizimin e çështjeve të pushtetit lokal, me qëllim të funksionimit të shërbimeve cilësore komunale. Kolegjiumet e AKK-së funksionojnë në përbërje prej të gjitha komunave të Kosovës dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionet përkatëse të AKK.