AKK-ja dhe MZHE dakordohen për amendamentet mbi ndryshimin e Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) pas disa takimeve në nivelin më të lartë, dakordohen rreth amendamentimit të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike. Pra, konfirmohen ndryshimet e neneve si në vijim:

Ndryshimi dhe Plotësimi i nenit 11 që ka të bëj me themelimin e NP si vijon: Komunat mund të kenë Ndërmarrje Publike lokale, mirëpo paraprakisht kësaj duhet të arsyetohet qëndrueshmëria operative dhe financiare e saj përmes një raporti te fizibilitetit, me pastaj Qeveria me një Vendim do të autorizon themelimin e NP lokale.

Ndryshimi dhe plotësimi i nenit 31 që ka të bëj me rritjen e komunikimit si: çdo tre muaj NP përveç Aksionarit ,raporti do të i dorëzohet edhe kryetarit të Komunës në te cilën NP e kryen veprimtarinë.

Ndryshimi dhe plotësimi i nenit 30 si: Plani i biznesit te NP do të punohet në përputhje me politikat zhvillimore të ministrisë se linjës dhe në përputhshmëri me politikat zhvillimore komunale.

Gjithashtu, AKK është e bindur që MZHE do i sugjeroi Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit që gjatë përzgjedhjes së Bordeve të Drejtorëve, në përbërje të Komisioneve Rekomanduese të jenë edhe përfaqësuesit e Komunave ku veprojnë Ujësjellësit Rajonal përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës.