PËRFAQËSUESIT E AKK-së RAPORTUAN NË KOMISIONIN PARLAMENTAR PËR QEVERISJE LOKALE LIDHUR ME GJENDJEN E PANDEMISË COVID-19 NË KOMUNAT E KOSOVËS



By: Genc Namani

Comments: 0

Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) – Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të AKK-së z.Xhafer Gashi dhe Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi, kanë marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media për të raportuar për gjendjen e pandemisë Covid-19 në Komunat e Kosovës.

Në këtë takim, ku përfaqësuesit e AKK-së morën pjesë me ftesë të këtij Komisioni Parlamentar, elaboruan gjendje në komuna lidhur me sfidat, angazhimin dhe vështirësitë në Komunat e Kosovës në këtë situatë pandemie.

Në fjalën e tij para Anëtarëve të këtij Komisioni, kryetari Gashi tha se “komunat e Kosovës deri më tani janë ballafaquar me emergjenca të llojeve të ndryshme si përmbytjet, termetet, zjarrëvëniet mirëpo pandemia COVID 19 ishte diçka e re për ne si komuna dhe jo vetëm.

Që në fillim, pra që nga java e dytë e muajit mars, të gjitha komunat u mobilizuan duke krijuar Shtabe Emergjente Lokale ku anëtar të këtij shtabi ishin përfaqësues të ndryshëm komunalë dhe në shumicën e rasteve këto shtabe janë të udhëhequra nga kryetari i komunës.

Mendoj që kryetarët e komunave dhe komunat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe përmbajtësore në betejën për parandalimin e përhapjes së COVID 19. Komunat duke qenë në vijë të parë për ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e situatës me COVID 19 janë përballur dhe do të përballen me sfida dhe vështirësi të shumta në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe të bizneseve lokale. Komunat kanë bërë përpjekje maksimale për të mbrojtur grupet me potencial të rrezikimit më të madh nga COVID 19.

Sa i përket bashkëpunimit dhe koordinimit të komunave me nivelin qendror, siç e theksova më herët, kjo nuk ishte diçka e re për komuna por edhe për institucionet qendrore dhe mund të themi që bashkëpunimi dhe koordinimi në fazën e fillimit të pandemisë ka munguar. Mendojmë që niveli qëndror është munduar të menaxhoj situatën vetëm nga Prishtina duke i anashkaluar komunat dhe duke marë vendime pa konsultuar komunat apo Asociacionin si përfaqësues ligjor të komunave. Pas reagimit të Asociaiconit, në emër të komunave ky koordinim ka filluar të përmirësohet e sidomos pas themelimit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Asociacioni në baza ditore ka patur komunikim me të gjithë kryetarët, drejtoritë komunale dhe kërkesat e komunave i ka adresuar në nivel qendror. Dhe pastaj, pas 10 ditëshit të parë, e deri më tani mund të vlerësojmë që bashkëpunimi ka qenë korrektë dhe është vlerësuar nga komunat si bashkëpunim i konsoliduar.

Në Buletinin të cilën e keni marë më herët por edhe tash të shpërndarë, mund të shihen kërkesat e komunave ndaj nivelit qendror ku lirisht mund të themi që mbi 90% të kërkesasve tona, të kanalizuara përmes Asociaiconit kanë marë përgjigje pozitive nga niveli qendror” tha ndër të tjera u.d. së kryetarit të AKK-së z.Xhafer Gashi.